Mblidhet “5+1” për Iranin

15/04/2010 03:20

Grupi “5+1”, u mblodh në Nju Jork, ku diskutoi mbi programin bërthamor iranian.

Menjëherë në përfundim të takimit ambasadori kinez në OKB deklaroi se bisedimet e grupit ishin konstruktive në lidhje me temën për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Iranit.

Mbledhja është vlerësuar edhe nga përfaqësuesi i përhershëm francez në OKB, i cili deklaroi se për herë të parë u prek thelbi i problemit dhe se në ditët në vijim do të ketë takime të tjera më intensive.

Shtetet e Bashkuara dhe Franca kërkojnë ndërmarrjen e një raundi të katërt sanksionesh për Teheranin deri në fund të muajit maj. Ndërkohë në qëndrimin e tyre, Kina, fillimisht kundër, tashmë ka shprehur lekundje, ndërsa Rusia këmbëngul që sanksionet të mos prekin popullin iranian.

Top Channel